INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata në Ballkan, Mogherini bën bashkë 6 kryeministrat

Situata në Ballkan, Mogherini bën bashkë 6 kryeministrat

Publikuar më: 08:18 25-05-2017

Mbrëmjen e të mërkurës liderit e Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë në një darkë informale në Bruksel. Ka qënë Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila u ka bërë thirrje gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të tejkalojnë dallimet dhe të punojnë së bashku drejt anëtarësimit në BE.
Në Bruksel morën pjesë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë për të diskutuar situatën në rajon. Pasi takoi secilin prej tyre veç e veç, Mogherini organizoi edhe një darkë të përbashkët joformale.
Në përfundim të takimeve u informua se:
“Të gjithë të pranishmit konfirmuan përkushtimin e tyre për të punuar në procesin e integrimeve evropiane. Ata ritheksuan vendosmërinë dhe interesin e fortë për forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të prekshme për jetën e qytetarëve të rajonit. Gjithashtu, pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe thellimin e mirëkuptimit rajonal, nëpërmjet respektit dhe bashkëpunimit reciprok”.
Mogherini u ka bërë thirrje të gjashtë kryeministrave "që të përshpejtojnë punën e domosdoshme për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të tyre dhe për të ecur përpara drejt së ardhmes evropiane".

Article Logic
Execution time: 0.0022470951080322