INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata në UT, rektori Koni: Bordi të ndërhyjë, kancelari ka ushtruar presion

Situata në UT, rektori Koni: Bordi të ndërhyjë, kancelari ka ushtruar presion

Publikuar më: 11:33 15-02-2018

Lidhur me situatën më të fundit në Universitetin e Tiranës, Rektori i UT-së Mynyr Koni në një deklaratë për mediat ka kërkuar ndërhyrjen e bordit të administrimit për zgjidhjen e situatës e cila sipas tij është zhytur në kolaps.

Ai cilësoi se kancelari nuk ka të drejtën e punëdhënësit dhe se ai është në shkelje të rregullores.

‘Kancelari s’ka të drejtën e punëdhënësit.Kancelari është në shkelje të rregullores.
Vijon e njëjta gjendje, drejtoria burimeve njerëzore është e bllokuar, pengohen me urdhëra verbal punonjësit të futen në UT, nuk paguhen punonjës sipas specialiteteve , paguhen punonjës që u janë ndërprerë marrëdhëniet e punës. Është informuar Bordi, ministria dhe nuk ka reagim vetëm tensionim të situatës
Bordi është një strukturë që ka përgjegjësi ligjore për veprimtarinë financiare dhe administrative’ u shpreh Koni.

Koni tha se kancelari i Universitetit ka ushtruar presion, ka vonuar rrogat dhe ka shkelur ligjin.

“Problematikat janë bërë publike tashmë. Që në janar 2017 me krijimin e strukturës së bordit të administrimit sipas ligjit, kancelari i universitetit i zgjedhur sipas ligjit ka ushtruar presion. Ka kryer veprime të vazhdueshme, pavarësisht kërkesave tona.  Me miratimin e buxhetit, veprimet e tyre kanë qenë në kundërshtim me ligjin, kur kancelari nuk ka të drejtën e punëdhënësit po ashtu dhe bordi i administrimit, pasi ligji i ka dhënë vetëm të drejtën e administrimit. Këto veprime kanë çuar në një situatë të rëndë, në vonesat e pagave, 10-15 nga marsi e në vazhdim duke bllokuar siguracionin. Kulmi arriti në mospagesën e punonjësve të rekrutuar, shenjë e qartë e presionit të tyre” tha Koni.

Ai kërkoi që Bordi të ketë varësi nga Senati i UT-së si një mëyrë me e jmirë për organizimin e punës. Koni kërkoi që Bordi të ndërhyjë për të rivendosur normalitetin.

‘Bordi nuk ka lidhje dhe as detyrim ligjor ndaj senatit nga moment që zgjedh anëtarët e bordit sipas ligjit të drejtën e shkarkimit e ka ministri arsimit. Duhet të gjendet një zgjidhje ku Bordi duhet të ketë varësi nga Senati i UT kjo është domosdoshëmri për organizmin e punës, në këto kushte bëj kërkesë bordit tëndërhyrë për rivendosen e normalitetit me veprime e paligjshme, kanë krijuar tensione duke krijuar pengesa të funksionimit duke mos plotësuar asnjë kërkesë për nevojat minimale të Universiteteve’ shtoi rektori i Universitetit të Tiranës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022809505462646