INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata në vend nga pëmbytjet, Rama mbledh ministrat në analizë

Situata në vend nga pëmbytjet, Rama mbledh ministrat në analizë

Publikuar më: 18:36 01-12-2017

Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile gjatë një takimi me kryeministrin Rama ka bërë analizën e situatës së vend.

Gjatë fjalës së tij këshilltari i kryeministrit Rama, Sandër Lleshi bëri një pasqyrë të situatës nga përmbytjet.

Ai u shpreh se në 3 ditët në vijim situate do të vijojë me prurje të lartë në Vjosë. Ndërsa më kritike është në Koman dhe në Vaun e Dejës ku ka nisur shkarkimi. Kaskada e Drinit paraqitet më problematike.

Deri më tani janë evakuar 177 familje, janë shpëtuar 266 persona ndërsa janë dëmtuar 3300 banesa të dëmtuara dhe janë dëmtuar 23 shkolla që nuk do të jenë në gjendje ti kthehen normalitetit.
Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka u shpreh se ka patur bashkëpunim mes të gjitha institucioneve. Ajo theksoi se situata vijon të jetë e vështirë.

Ndërsa për ministrin e brendshëm Xhafaj duhet më shumë hetim pasi gjatë kësaj situate janë vënë re ndërtime pa leje në shtretërit e lumenjve.

Kryeministri Rama u shpreh se situata është e vështirë por shteti është përkrah qytetarëve. 'Prurjet në Vjosë neser arrin pikun por do të jemi në gatishmëri' u shpreh Rama duke falenderuar edhe kryebashkiakët dhe deputetet që u kanë ardhur në ndihmë. Rama kërkoi mirekuptimin  e qytetareve dhe duke kërkuar që të jenë të vemendshem ndaj kërjesave të autoriteteve për të shpëtuar jetën.

Gjatë fjalës së tij Rama nënvizoi se problematike u shfaq autostrada Tiranë-Durrës  dhe se duhet të vijojnë vëzhgimet për të gjitha subjektet pa leje.  'Në shumë akse ka nderhyrje pa leje, prane shtretërve te lumenjve  pramdaj IKMT, ministria duhet të vëzhgojnë për te marre masat administartive dhe penale' u shpreh kreu i qeverisë.

Duke mbështetur ministrin  e Energjise, Gjiknuri Rama u shpreh se ndërprerja e energjisë është e nevojshme në këte situatë. Edhe njëhere ai falenderoi kreun e PD që mirëkuptoi situatën dhe duke ndërprere seancen ditën e djeshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607