INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata nga moti në akset kombëtare, pa energji dhe probleme në disa fshatra

Situata nga moti në akset kombëtare, pa energji dhe probleme në disa fshatra

Publikuar më: 11:07 03-03-2018

Pas një jave të mbushur me dëborë dhe ngrica pjesa më e madhe e të gjitha rrugëve kombëtare janë të kalueshme në përgjithësi pa zinxhirë por ende ka probleme.

Ministria e Brendshme sjell detajet për secilin qark ku vihet re se në qarkun e Kukësit ende vijon të ketë prezencë të dëborës. Po ashtu janë të bllokuara njësia administrative Arrën dhe fshatrat e thella të bashkive Kukës, Tropojë dhe Has. Në disa fshatra ka mungesë energjie dhe shembje urash.

‘Është e bllokuar Njësia Administrative Arrën dhe fshatra të thella të bashkive Kukës, Tropojë dhe Has. Pa energji elektrike në Bashkinë Tropojë: Njësitë Administrative Bujan e Tropojë e Vjeter, një pjese e fshatrave të Njësive Administrave Fierze dhe Lekbibaj . Në Bashkinë Kukës janë pa energji Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Ujmisht dhe Bushtrice‘ thuhet në njoftim.

Qarku Kukës

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme në përgjithësi pa zinxhirë. Gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes ka pasur ngrica që kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Trashësia e dëborës në Tunel-Kalimash 35 cm, Qafë Shllak 50 cm, Qafë Tobli 25 cm, Qafë Luzhë 25 cm, Valbonë 50 cm dhe Qafë Morinë 10 cm. Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë.

Aksi rrugor rural Kukës-Bushtricë është i kalueshëm pa zinxhirë. Aksi rrugor rural Kukës-Ura e Zapodit është i kalueshëm pa zinxhirë

Akset rrugore nacionale të bashkisë Tropojë qarkullohen pa zinxhirë.

Akset rrugore nacionale të bashkisë Has qarkullohen pa zinxhirë.

Aksit rrugor nacional Kolsh-Qafë Shllak në km 2 ka rrëshqitje te skarpatës duke bërë bllokimin momental te këtij aksi. Aksi rrugore Bajram Curri -Valbonë rajoni i Dragobisë e Qërimit si pasojë e rënies masive te dherave e gurëve me përmasa te mëdha aktualisht është i bllokuar.

Qarku Dibër

Akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme pa probleme, përveç segmentit Ura e Çerenecit-Steblevë, kalohet ne një segment me zinxhirë. Rrugët në qendrat administrative në të gjithë qarkun janë të hapura, po punohet nga bashkitë për hapjen e rrugëve nga dëbora

Në njësinë administrative Arras, bashkia Dibër, është rrezikuar të shembet një banesë nga rrëshqitja e tokës për shkak te reshjeve të mëdha të shiut. Janë marrë masa nga bashkia duke larguar familjet për të mos rrezikuar jetën e tyre.

Edhe në njësinë administrative Muhurr, bashkia Dibër, për shkak të reshjeve, është dëmtuar çatia e shkollës 9-vjeçare Hurdh Muhurr ku është pezulluar mësimi.

Nga bashkia po punohet për të riparuar çatinë e objektit për të mundësuar zhvillimin e mësimit normalisht. Në njësinë administrative Komsi, fshati Komsi, bashkia Mat, një banesë është përmbytur pjesërisht nga uji për shkak të reshjeve të madha të dëborës.

Qarku Lezhë

Probleme për momentin kemi të bllokuara:

Akset rrugorë Klos-Xhuxhë, Klos-Konaj, Klos-Sang në njësin administrative Fan;

Akset rrugorë Reps-Nënshejt, Reps-Lajthizë në njësin administrative Orosh.

Me mjetet që disponon bashkia ka filluar ndërhyrja në të gjitha rrugët e territorit të bashkisë për lidhjen e njësive administrative me fshatrat.

Dëmtime në infrastukturë, Drejtoria e Policisë Vendore Lezhë, informon se është shembur ura që bashkon fshatin Mabe të bashkisë Lezhë me fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejes. Ura ndodhet rreth 100m në largësi të fshatit Barbullush.

Prefekti inspektoi urën e dëmtuar dhe u morën masat duke angazhuar dy patrulla të drejtorive të policisë Lezhë e Shkodër, duke siguruar dhe bllokuar të dy anët e urës se shembur, për të evituar ndonjë ngjarje me pasoja në jetë njërëzore.

Qarku Korçë.

Në të gjitha akset rrugorë nacionale qarkullimi vijon normalisht. Po vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale nga Qendër Njësisë Administrative Velçan në disa fshatra të saj, si dhe për hapjen e rrugës rurale Shtyllë-Panarit.

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398