Prestigjiozja Euronews ka raportuar hap pas hapi situatën politike në Shqipëri.
“Qendrat e votimit në Shqipëri u mbyllën pas një dite të qetë votimi, ku opozita e vendit kishte vendosur të bojkotonte. Nuk u raportuan aksidente të mëdha, përvec disa personave që kishin vendosur të protestonin duke kënduar këngë komuniste” shkruan Euronews.
Duke bërë të përmbledhje të asaj se cfarë ndodh në vend në shkrim citohet se SHBA dhe BE u kishin bërë thirrje partive politike të shmangnin dhunën ditën e votimeve.
“Kryeministri Rama i cilësoi votimet të qeta dhe një fitore për Shqipërinë Europiane. Ndërsa kreu i opozitës Basha u shpreh se pjesëmarrja e ulët në votime nënkuptonte një farsë.
Sa i përket anëtarësimit të vendit në BE, Euronews shkruan se BE në vjeshtë do të vendosë nëse do të nisë bisedimet për negociata, si dhe unioni ka paralajmëruar politikanët e polarizuar se mosmarrëveshjet mes tyre mund të pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.