INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata politike/ Ministrja e Mbrojtjes: Disa vandalë duan të rikthejnë ‘97

Situata politike/ Ministrja e Mbrojtjes: Disa vandalë duan të rikthejnë ‘97

Publikuar më: 14:03 03-03-2019

Opozita shqiptare ka zgjedhur të jetë zyrtarisht jashtë Parlamentit dhe aksionin e saj e ka përqendruar në takime më qytetarët dhe në sheshet e protestës pas djegies së mandateve të deputetëve.

Duke garantuar qytetarët se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në vend, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka ka shpërthyer në kritika kundër aksioneve të opozitës duke u shprehur se disa vandal duan të kthejnë ’97.

“Ti tregojmë opozitës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë më shumë se ata vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e vitit 1997”, u shpreh ministrja gjatë një takimi në Dibër.

Ndërkohë, sekretari organizativ i PS-së Arben Pëllumbi iu kërkoi socialistëve që të vijojnë punën përgatitore për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926