Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje urgjente aleatët e PD-së në lidhje me krizën politike në vend.
Takimi i Bashës me aleatët opozitarë po zhvillohet në selinë blu.
Koalicioni Opozitar deklaroi dje se krijimi i qeverisë teknike është zgjidhja e vetme për organizimin e zgjedhjeve të ndershme.
Edhe Ilir Meta ka folur për një qeveri besimi dhe tha se LSI është e gatshme të dorëzojë mandatet e saj politike.