INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata politike në vend, Meta: Jemi në krizë, palët të kthehen pas

Situata politike në vend, Meta: Jemi në krizë, palët të kthehen pas

Publikuar më: 17:44 04-03-2019

“Jemi në kushtet e një krize kushtetuese, institucionale, kam apeluar për dialog mes palëve për të evituar këtë situatë . Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të rivendosur normalitetin politik”, ishte kjo deklarata që dha presidenti Meta gjatë një konferencë të përbashkët për mediat me homologun slloven Borut Pahor.

Kreu i Shtetit u pyet për djegien e mandateve nga opozita dhe për protestat .

Meta bëri thirrje për dialog duke u shprehur se palët duhet të gjejnë një zgjidhje pasi koha po ikën dhe Shqipëria duhet të sigurojë të ardhmen europiane.

"Dua të përqendroheshim në çështjet konkrete, por nuk mund të ndaloj pyetjet tuaja, kështu që mund të deklaroj se jemi në kushtet e një krize politike kushtetuese dhe institucionale, e cila mund dhe duhet të ishte shmangur në mënyrë të vijueshme kam apeluar për dialog mes palëve, jo vetëm për të evituar këtë situatë, por për ti paraprirë atij vendimi të rëndësishëm që u paralajmërua në qershorin e kaluar për negociatat në qershorin që po vjen dhe një ditë pas vendimit të qershorit kam thënë se duhet të vijojmë punën qeveri-opozitë, pasi mund të ikë një vit dhe të mbesim në vend. Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë për të vendosur normalitetin politik dhe kushtetues në vend" u shpreh Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273