INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata politike, zyrtari i lartë i BE-së: Djegia mandateve minon integrimin, Shqipëria gjendet në kurth

Situata politike, zyrtari i lartë i BE-së: Djegia mandateve minon integrimin, Shqipëria gjendet në kurth

Publikuar më: 13:26 07-03-2019

Edhe pse deputetë të tjerë po zënë karriget e opozitës të lëna bosh në Parlament, zyrtarët e lartë ndërkombëtarë nuk ndalojnë thirrjet për thyerje të bojkotit të PD dhe LSI-së. Brukseli është në një zë kur thotë se Parlamenti është thelbi i demokracisë, ndërsa vendin e konsideron në situatë të pasgurit. Këtë mesazh dha Drejtori për Politikat e Zgjerimit në BE, Christian Danielsson pas një takimi me Edi Ramën dhe me Lulzim Bashën.

“Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracie të pjekur”, u shpreh zyrtari.

Zyrtari i Brukseli foli edhe për djegien e mandateve. Për Danielsson ky veprim i opozitës minon procesin e integimit.

“Vendimi i anëtarëve të opozitës për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Duhet një dialog konstruktiv. Mendoj se duhet theksuar ajo që u tha nga zonja Mogerini dhe zoti Hahn, pra që ky bojkot nuk është produktiv dhe minon proceset  integruese”

Po Danielsson ka kërkuar dhe shtim të përpjekjeve kundër krimit dhe korrupsionit me qëllim që vendi ynë të mos pengohet për të qënë pjesë e BE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0031740665435791