Evakuimet vazhdojnë akoma pothuajse në të gjithë Shqipërinë me intensitet të lartë. Emergjencat Civile kanë evakuuar të paktën dhjetë familje në qarkun e Lezhës për t’i shpëtuar rrezikut që u kanosej si pasojë e motit të keq.
Nga të dhënat e fundit rezulton se 2 prej këtyre familjeve ndodheshin në Mirditë dhe 8 të tjerat në Kurbin. Familjet e Mirditës rrezikoheshin nga prurjet e lumit Fan, ndërsa ato të Kurbinit nga prania e theksuar e ujit, si pasojë edhe e ndodhjes pranë Adriatikut.