INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë alarmante në Siri, OKB thirrje për armëpushim

Situatë alarmante në Siri, OKB thirrje për armëpushim

Publikuar më: 16:52 21-02-2018

Rreth 250 të vdekur në 48 orë, ajo çka po ndodh në rajonin e Gutas Lindre në Siri është një tragjedi, krime kundër njerëzimit.

Kështu e kanë përshkruar Kombet e Bashkuaar situatën më të fundit në zonën e pushtuar nga bombardimet të cilat vijonë prej katër ditësh pa ndërpreje.OKB ka bërë thirrje për armëpushim në mënyrë që civilët të mjekohen dhe të pajisen me ushim.

‘Çdo gjë këtu është përtej imagjinatës, nuk ka ujë nuk ka ushqim’ konfirmon kordinatori i Komeve të Bashkuara Moumtizs.

Përshkallëzimi i bombardimeve nga ana e forcave qeveritare dhe atyre ruse ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë në provincën lindore të Damaskut.

‘Qeveria siriane e mbështetur nga Rusia po godet qëllimisht civilët. Jo vetëm po vuajnë prej shtatë vitesh nën një rrethim mizor por tashmë janë të bllokuar nga bombardimet që nuk kanë të sosur, të gjitha këto janë krime lufte’ u shpreh Diana Semman, anëtare e Amnesty International.

Dhe sikurse ishte paralajmëruar trupat e presidnetit Bashar Al Assad kanë hyrë në provincën Afrin për të ndihmuar kurdët duke përshkallëzuar edhe më shumë tensionet me Ankaranë e cila ka nisur edhe ajo bombardimet duke cilësuar kurdët terroristë.

Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtete evropiane, por edhe grupe që mbrojnë të drejtat e njeriut, i kanë dënuar vrasjet masive të civilëve gjatë 48 orëve.

'Tmerret e Alepos Lindore po përsëriten në Ghoutan Lindore me vrasjet e civilëve të bllokuar',është shprehur zëdhënësja e Departamentit të Amerikan të Shtetit , Heather Nauert.

Article Logic
Execution time: 0.0060758590698242