INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë alarmi. Disa shtete marrin masa për reduktimin e plastikës [FOTO]

Situatë alarmi. Disa shtete marrin masa për reduktimin e plastikës [FOTO]

Publikuar më: 10:14 05-06-2018
50 shtete po ndërmarrin nismën për reduktimin e ndotjeve pastike, sipas një raporti të OKB.
Në raport zbulohet se Galapagos do të ndalojë plastikën njëpërdorimshme, Sri Lanka do të ndalojë polisterolin dhe Kina po këmbëngul për përdorimin e  çantave biodegraduese.
Gjithashtu po paralajmërohet se duhet bërë më shumë për të reduktuar lëndën e madhe plastike në lumenj, dete dhe oqeane.
 
Për më tepër raportohet se politikat e mira për të frenuar mbetjet plastike në shumë vende kanë dështuar për shkak të zbatueshmërisë së ulët. Aksioni kundër mbetjeve plastike është ndërmarrë në shumë vende të botës. Në disa prej tyre, qeset plastike po shkaktojnë përmbytje duke bllokuar kanalet e kullimit e ndërkohë edhe hahen nga kafshët.
Raporti thotë se politikat për të luftuar mbeturinat plastike kanë pasur rezultate të ndryshme.
 
Në Kamerun, qeset plastike janë të ndaluara dhe familjet paguajnë për çdo kilogram mbeturina plastike që mbledhin, por qeset plastike ende kontrabandohen.
Edhe pse në shumë vende ekzistojnë rregulla për plastikën, zbatueshmëria është shumë e uët.
Vazhdimisht shoqata ambientalistësh në të gjithë botën, kanë protestuar kundër përdorimit të madh të plastikës dhe efekteve negative që ajo po i shkakton mjedisit.
 
 plastika.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0041038990020752