INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë e rënduar në Gjirokastër, kërkohet ndihma e qeverisë

Situatë e rënduar në Gjirokastër, kërkohet ndihma e qeverisë

Publikuar më: 10:49 29-12-2017

Dalja e përroit të Çullës ditën e enjte nga shtrati ka shkaktuar probleme për banorët e zonës. Për shkak të vërshimit të ujit, rruga vijon të jetë e bllokuar si për këmbësorët ashtu dhe për automjetet. Kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë,për rehabilitimin e plotë të shtratit të përroit pasi Bashkia nuk ka fonde për të përballuar situatën. Kjo është hera e dytë që përroi del nga shtrati brenda një kohe të shkurtër. Vërshimet e përrenjve në Gjirokastër në të kaluarën kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndaj kërkohet edhe një zgjidhje përfundimtare.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441