Zëvendës-presidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar Korenë e Veriut nga sulmet e mundshme, në qoftë se ajo vazhdon programin atomik.
“Do të ishte mirë sikur Koreja e Veriut të mos e testojë vendosmërinë e presidentit Trump dhe SHBA-së”.
SHBA dhe aleatët do të përgjigjen fuqishëm dhe në mënyrë adekuate në rast të përdorimit të armëve konvencionale apo atomike”,- tha Pence pas një takimi me presidentin e Koresë së Jugut Hwang Kyo Ahn.
Pak para takimit, Pence ka vizituar fshatin Panmunjom në zonën mes Koresë së Jugut dhe të Veriut, ku dikur ka qenë baza ushtarake e OKB Camp Bonifas.
Pence tha se SHBA do të dëshironte një zgjidhje me mjete paqësore, por “të gjitha opsionet janë në tavolinë”.
“Politika e durimit strategjik ka marrë fund”, tha Pence, i cili i premtoi mbështetje të fuqishme popullit të Koresë së Jugut. Përkundër paralajmërimeve amerikane, Koreja e Veriut të dielën ka ndezur një raketë, e cila sipas të dhënave të Uashingtonit, ka shpërthyer menjëherë pas nisjes.
Testi është bërë pas një parade të madhe ushtarake në Phenian, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit, Kim Ir Sen.