Marrëdhënia e tyre është në krizë. Dukej si një dashuri e re që sa po vinte e rritej mes tyre por në të vërtetë, Tailor Swift dhe Tom Hidleston janë në krizë. “Tom nuk mund të jetë gjithmonë i gjendur dhe të marrë fluturimin menjëherë sapo Taylor të bëjë një kërcitje gishtash. Kjo është kthyer në shqetësuese për 35 vjeçarin pasi nuk mund të trajtohet si një eskortë, ka bërë të ditur një burim i Radar. Ndërkohë që Swift dhe Hidlleston ishin të pandashëm për disa javë rresht, jo vetëm duke e bërë publike marrëdhënen e tyre por edhe duke duke u prezantuar me prindërit, sot gjërat mes tyre janë ndryshe.