INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë e tensionuar në Himarë, grekët  kërkojnë dëbimin e shqiptarëve nga zona [FOTO]

Situatë e tensionuar në Himarë, grekët kërkojnë dëbimin e shqiptarëve nga zona [FOTO]

Publikuar më: 15:50 03-12-2016

Kur ministri grek i Mbrojtjes, Panos akmmenos paralajëmroi zyrtarisht Shqipërinë “të mos guxojë të sfidojë Greqinë”, duket se e kishte seriozisht pasi vetëm një ditë më  pas, qarqet ekstremiste greke janë hedhur në veprim.

Në internet është publikuar një foto ku dallohet qartësisht flamuri grek i ngritur mbi kalanë e Himarës. Sipas raportimeve flamuri është ngritur mëngjesin e sotëm në hyrje të kalasë, pikërisht në pjesën më të dukshme të saj për vizitorët e turistët.

Ndërkohë në aksin rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër po mëngjesin e sotëm rezulton të jenë shkruar me sprajt parulla për “Vorio-Epirin”. Matanë kufirit pjesë e gjuhës së ekstremizmit janë bërë edhe mediat. E përditshmja “Stohos” është hapur me një kryeartikull ku i bën thirrje autoriteteve greke të dëbojnë të gjithë emigrantët shqiptarët, që sipas shkrimit janë “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”.

 

Por nuk ndalet me kaq. Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” e ka përafruar flamurin tonë kombëtar me atë të Turqisë duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba.Të gjitha këto reagime ekstremiste kanë nisur pa u mbushur as 24 orë nga deklaratat provokuese të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos.

I pranishëm në garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në kufi me Shqipërinë, i veshur me kamuflazh dhe në praninë e gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke, Kammenos ka folur prerë duke paralajmëruar Tiranën se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Duke u ndaluar në deklaratat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilat u pasuan me retorika të nxehta mes palëve, ministri grek i Mbrojtjes deklaroi se për Athinën sajesa antihistorike janë të papranueshme duke iu referuar veçanërisht çështjes çame.

 

auto_himare-11480769602.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035037994384766