INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë e tensionuar në Maqedoni, protestuesit hyjnë në Kuvend, ndërhyjnë Forcat Speciale [VIDEO]

Situatë e tensionuar në Maqedoni, protestuesit hyjnë në Kuvend, ndërhyjnë Forcat Speciale [VIDEO]

Publikuar më: 18:39 27-04-2017

Kaos në Kuvendin e Maqedonisë. Pas zgjedhjes së kryetarit të parë shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë Talat Xhaferi, protesta të dhunshme nga turma kanë shpërthyer duke shkaktuar përleshje mes politikanëve, gazetarëve dhe protestuesve.

Si pasojë është gjakosur kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevit si dhe deputetët e LSDM-së.

“Të nderuar deputetë, për herë të parë në të tilla kushte zgjidhet kryetari i Kuvendit. Ju premtoj se do të jem kryetar i Kuvendit e do të punoj në bazë të Kushtetutës. Unë nuk do të lejoj uzurpim të Kuvendit. Ju falënderoj për nderin dhe besimin që patët ndaj meje”, tha Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

Menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, protestuesit e VMRO¬DPMNE¬së kanë hyrë në Kuvend, ndërsa protesta antishqiptare kanë shpërthyer edhe jashtë ndërtesës së Parlamentit.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583