Policia e Shtetit, përmes një njoftimi për mediat deklaroi se në autostradën Tiranë-Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi uji në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra.
Policia tha se ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.
Siç duket nga fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale, uji ka mbuluar makinat duke e bërë të pamundur lëvizjen e tyre.