INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Situatë prag katastrofe në Vjosë. Peleshi kërkon evakuimin e banorëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:21 01-12-2017

Situata në lumin e Vjosës po shqafet problematike. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i shoqëruar nga kreu i bashkisë Fier Armando Subashi ka ndjekur nga afër situatë. Ministri me shqetësim ka thënë se situata është në prag të katastrofës, ndaj kërkon evakuimin e menjëhershëm të banorëve.
Niko Peleshi:
“Kemi ardhur këtu te ura e Mifolit mbi lumin Vjosë për të parë situatën. Duhet ta them që jemi në kufijtë kritike të nivelit të lumit Vjosë. Ndërkohë që reshjet do të vazhdojnë dhe intensiteti pritet të rritet, niveli do të ngrihet. Shpresojmë që të mbahet në nivelin kritik dhe të mos e kalojë atë por duhet ta them për të gjithë banorët e zonës të fshatit apo qyteteve për rreth që jemi pranë kufijve të vitit 2015, pra parashikohet një situatë që mund të jetë shumë kritike dhe duhet shmangur katastrofa.
Për këtë arsye vlerësoj momentin për tu bërë thirrje të gjithë banorëve në zonat pranë brigjeve të lumenjve, të përrenjve pranë derdhjes në det të evakuohen, të largojnë bagëtitë. Një proces që tani ka filluar. Shtabi i Emergjencave pranë prefekturës së fierit me bashkinë e qytetit dhe gjithë forcat e tjera kanë bërë paralajmërimet e tyre. Ka filluar evakuimi dhe largimi i bagëtive në Darzezë, por situata do të përkeqësohet. Po mundohemi ta mbajmë në kontroll dhe intensitet të plotë hidrovorin e zonës. Të gjithë janë duke punuar. Janë të furnizuar me linja dyfishe të energjisë elektrike, pra energjia elektrike është e pandërprerë. Po punojnë me kapacitet të plotë , por kjo është një situatë e jashtëzakonshme duhet ta pranojmë. Kështu që për të shmangur çdo eventualitet, çdo katastrofë, shikoni që niveli i lumit Vjosë është mbi 6 m. Pra është niveli kritik. Duhet ti përgjigjemi dhe të komunikojmë me numrin 112 për çdo rast emergjence që është numri shtabit qendror të emergjencës. Ne do të vazhdojmë të jemi në gatishmëri , mjetet e bordit të drejtorisë së ujitje kullimit janë duke punuar në pikat kritike. Duhet të përgatitemi për të shmangur dhe për të ruajtur mbi të gjitha jetën e njerëzve dhe pastaj natyrisht edhe të gjësë së gjallë që duhet evakuuar me shpejtësi. Tufat e bagëtive, barinjtë, duhet tiu largohen lumenjve, përrenjve malore dhe derdhjes në det sa me shpejt që të jetë e mundur”.

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311