Reshjet e dendura e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në të gjithë vendin.
Deri tani situata paraqitet me problematike ne Elbasan, Fier dhe Vlorë.
Mësohet se lumenjtë në këto zona po shkaktojnë përmbytje.
Deri tani bëhet me dije se lumi Shkumbin ka dalë nga shtati në disa zonë, si pasojë e prurjeve të shumta.
Për pasojë janë përmbytur disa zona bujqësore. Vërshimi i lumit Shkumbinit ka shkatërruar një urë në njësinë administrative Hotolisht, urën e Rrethit të Bardh. Për pasojë kanë mbetur të izoluar qindra banorë.
Situata paraqitet problematike edhe në Jagodinë, ku përmbytjet janë masive. Ndërkaq disa fshatra janë pa energji elektrike.
Edhe qarkullimi në segmentin Librazhd-Përrenjas ka patur probleme nga rënia e gurëve nga shpatet e kodrave.