Juventus arriti të merrte një fitore të rëndësishme sot kundër Sassuolos në "Allianz Stadium".
Të dy golat i shënoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo në minutat 50' dhe 65'. Por mesfushori brazilian, Douglas Costa bëri një gjestantisportiv ndaj kundërshtarit, duke pështyer në fytyrë.
Dhe arbitri bëri gjënë e duhur duke e ndëshkuar atë me kartonin e kuq.