INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sjellje e pahijshme e Majk ndaj ish-partneres dhe djalit? Majlinda “ e degjeneron”: Na dhe pe ule kokën, gënjeshtar!

Sjellje e pahijshme e Majk ndaj ish-partneres dhe djalit? Majlinda “ e degjeneron”: Na dhe pe ule kokën, gënjeshtar!

Publikuar më: 18:22 21-06-2017

Reperi i njohur Majk është bërë baba për herë të parë pasi ish-partnerja e tij, Majlinda Zeka ka lindur një djalë të quajtur Roan. Pas ndarjes, vogëlushi jeton me Majlindën por Majk ka postuar disa herë foto me djalin e tij.

Mirëpo një situatë shumë e sikletshme ka ndodhur për reperin dhe modelen Majlinda Zeka.

Siç flitet në mediat kosovare, Majk është parë në shoqërinë e një vajzë që u pëfol si e dashura e tij në një nga lokalet e Prishtinës. Mirëpo këngëtari deklaroi se pse fotografohet pranë një shoqeje nuk do të thotë se janë në lidhje.

Deri këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por fatkeqësisht në të njëjtin lokal ka qenë edhe Majlinda me djalin e saj Roanin dhe siç duket Majk ka ulur kokën. Të paktën kështu flitet në mediat vendase.

 “Unë isha në lokal dhe nuk kam parë askënd, por edhe po të shihja këdo nuk do të ulja kokën para askujt”, deklaroi Majk.

Por Majlinda ka një version tjetër të historisë dhe këtë e ka shkruar në Instastory.

 “Ti na pe dhe ule kokën, GËNJESHTAR”, shkroi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0027279853820801