INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ska konsensus për Reformën në Drejtësi: Ja ku ndahen PD e PS

Ska konsensus për Reformën në Drejtësi: Ja ku ndahen PD e PS

Publikuar më: 15:08 15-04-2016

SHBA dhe BE zgjodhët  orët e para të mëngjesit të ditës së premte, që ti kërkojnë klasës politike të miratojnë pa vonesë Reformën në Drejtësi. Por, vetëm pak orë më pas, në mbledhjen e komisionirt të posaçëm, politika shqiptare tregoj se nuk di të gjejë kompromis. Pika që ndan maxhorancën dhe opozitën janë pikërisht institucionet e reja që krijohen me reformën në drejtësi, si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Pas takimit, deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se palët kanë gjetur dakortësinë në disa prej 10 pikave të diskutuara kryesisht në pjesën e luftës kundër korrupsionit, por shprehu rezerva për institucionet e reja që dalin nga kjo reformës dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të tyre.

Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj thotë se nuk do të ketë konsensus jashtë rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Komisioni rinisi punën pas 3 javësh ndërprerje. Partia Demokratike iu rikthye bisedimeve, pasi Kuvendi miratoi të enjten dy kërkesat e saj për ngritjen e komisionit hetimor për CEZ-in dhe interpretimin nga Gjykata Kushtetuese për vlefshmërinë e mandateve të dy deputetëve.

Përmbushja e këtyre kushteve rikthen opozitën jo vetëm në komisionin e drejtësisë, por edhe në komisionet e tjera parlamentare, duke i dhënë fund marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin.

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084