INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'ka PD në Parlament pa Sali Berishën

S'ka PD në Parlament pa Sali Berishën

Publikuar më: 13:51 25-04-2016

Në mbledhjen e grupit kuvendor të Partisë Demokratike është vendosur që opozita nuk do të jenë  pjesë e aktivitetit parlamentar, derisa ish-kryeministri Sali Berisha ti përfundojë denimi që iu dha nga Byroja  e Kuvendit, pas thirrjes nga foltorja për armatosjen e qytetarëve. 

Në komunikimin e tij me mediat, lideri i demokratëve Lulzim Basha, e cilësoj vendimin e Byrosë si si hakmarrje ndaj  denoncimeve dhe fakteve që ka publikuar Sali Berisha për lidhje të qeverisë me krimin.

“Po ndjekim dhe do të ndjekim me vëmendje të madhe bashkë me qytetarët tanë, bashkë me partnerët ndërkombëtarë çdo hap që qeveria e Edi Ramës dhe Edi Rama personalisht po hedhin për t’i dhënë gajret bandës. Siç është dënimi i Sali Berishës pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë argument, apo qëndrimi i pafalshëm i Edi Ramës të premten ku në një logore të gjatë e të zvarritur, me zë të dridhur u mundua të bëj avokatinë e Emiliano Shullazit dhe bandës së tij.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057