INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skadojnë 1.4 milion karta identiteti, Ministria mesazh qytetarëve

Skadojnë 1.4 milion karta identiteti, Ministria mesazh qytetarëve

Publikuar më: 16:45 03-01-2019

2019 është vit zgjedhor, por një tjetër fenomen mund të ndikojë në këtë proces. Bëhet fjalë për dokumentet e identifikimit, pasi këtë vit një numër shumë i madh i tyre skadojnë pikërisht në qershor. Nisur nga kjo situatë Ministria e Brendshme u bën thirrje shtetasve shqiptarë që të verifikojnë dokumentet e identifikimit, pasi sipas këtij dikasteri janë gati një milion e gjysmë karta identiteti dhe pasaporta biometrike, që skadojnë deri në qershor të 2019-s.

Në vitin 2009, për herë të parë u prodhuan kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike me elemente të larta sigurie. Për shkak të liberalizimit të vizave, shqiptarët u pajisën masivisht me këto dokumente, që skadonin pas 10 vitesh. Në 1.4 milionë karta dhe pasaporta ka të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
Një kupon për letërnjoftim kushton 1.500 lekë, ndërsa kuponi për pasaportë është 7.500 lekë. Pa mjet identifikimi, një person nuk voton dhe nuk merr dot shërbime publike apo private. Për këtë qëllim Ministria e Brendshme e ka nisur fushatën e sensibilizimit duke pajisur me informacione të gjitha zyrat që merren me pajisjen me këto dy dokumente të rëndësishme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117