INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Skamja është ulur këmbëkryq!'' Njihuni me qytetin më të varfër në Europë, që fatkeqësisht është shqiptar

''Skamja është ulur këmbëkryq!'' Njihuni me qytetin më të varfër në Europë, që fatkeqësisht është shqiptar

Publikuar më: 08:10 31-05-2019

Eurostat, të varfra konsideron ato vende që kanë të ardhura për frymë më pak se 75% të të ardhurave mesatare të vendeve anëtare të BE-së. Në Shqipëri qarku më i varfër është Kukësi, i cili është dhe më “i mjeri” në Europë. Ky qark e ka PBB për frymë sa 18% e mesatares se Europës. Ndërsa qarku i Tiranës e ka PBB-në për frymë sa 42% e mesatares së BE-së, kurse qarqe të tjera i kanë të ardhurat për frymë më pak se 25% e të nivelit mesatar të BE-së. Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjirokastra 30.9%, më pas renditen Durrësi 30.2 %, Vlora 25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9 % dhe Elbasani me 21.1% e mesatares së BE. Hendeku ekonomik ndërmjet Tiranës dhe rajoneve të tjera thellohet vazhdimisht. Kjo ecuri është një paralajmërim se qytetarët e rretheve të tjera do të vijojnë të zbarkojnë në Tiranës apo do emigrojnë për shkak të disnivelit të lartë ekonomik. Në tërësi, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreth 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur njëheresh dhe si shtetin më të varfër të Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues rreth 37% dhe 35%, ndërsa në Mal të Zi është 40%.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375