Skandalet e priftërinjve pedofilë nuk ka të ndalur në SHBA. Së fundmi 700 anëtarë të klerit të Ilinoisit janë vënë nën akuzë. Ata për disa dekada kanë abuzuar ndaj të miturve. Prokurorja e Ilinoisit, Lisa Madigan nisi një hetim në muajin gusht në këtë shtet në veri të SHBA-së, pas publikimit të një raporti mbi Kishën e Pensilvanisë që shkaktoi një valë polemikash në SHBA.
Që nga ajo periudhë, shërbimet e Kishës po shqyrtojnë arkivat e 10 dioqezave të shtetit dhe përfundimet paraprake janë të gjitha po aq tronditëse.
”Dioqezat e Ilinoisit bënë publike emrat e 185 priftërinjve të shënjestruar nga disa akuza serioze, por ata paralajmëruan akuza ndaj të paktën 500 priftërinjve të tjerë’’, shkruan Lisa Madigan në një raport të çështjes.