INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal: Akreditim nga Agjensia Angleze? Asnjë i huaj në juri [VIDEO]

Skandal: Akreditim nga Agjensia Angleze? Asnjë i huaj në juri [VIDEO]

Publikuar më: 19:04 16-10-2017

I ftuar në emisionin Kolaudim, Albano  Zhapaj, zbulon detajet që askush nuk i ka thënë deri tani. Albano  Zhapaj, ekspert për çështjet e Arsimit të Lartë ka folur për akreditimin fantazmë të Agjensisë Angleze.

Ai thotë që një akreditim i tillë nuk ekziston sepse kompetencën e plotë për të akredituar universitetet në Shqipëri e ka vetëm Agjencia Shqiptare e Akreditimit. “U fol për agjencinë e famshme angleze që do vinte të akreditonte universitet në Shqipëri. Detyrimin për akreditimin e universiteteve në Shqipëri e ka agjensia shqiptare e akreditimit pra , ne kemi një agjenci tonën  akredituese”, ka thënë Albano Zhapaj.

Gjithashtu ai është shprehur se Anglezët nuk lëshojnë fleta akreditimi : “Kjo është një agjenci vlerësuese, pra ata na vijnë në ndihme. Intervistën e pare që ka dhe drejtori i Agjensisë së Akreditimit, që është një agjenci vlerësimi jo akreditimi angleze , ai është shprehur qartë që ne jemi këtu në mbështetje të agjencisë tuaj. Anglezët nuk lëshojnë fleta akreditimi”.

Mesa duket Universiteti i Tiranës qenka në një situatë shumë të keqe, zoti Zhapaj ka thënë: “Universiteti i Tiranes  mezi  ka marre një akreditim me kusht 1- vjeçar  pra ka dale Universiteti më i lodhur në Shqipëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0040559768676758