INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skandal botëror! Ushtarët përdhunojnë me detyrim njëri-tjetrin!

Publikuar më: 12:06 21-03-2016

Ushtarët e një baze ushtarake britanike i detyruan rekrutët e rinj të përdhunojnë njëri-tjetrin si pjesë e një ‘ceremonie’ pranimi, raporton Daily Mail.

Dy ushtarët e rinj u detyruan të poshtërojnë njëri-tjetrin, ndërsa ushtarët e vjetër shijonin skenat.

Ushtarët, 23 dhe 28 vjeç, ishin udhëzuar të bënin dush dhe të vinin për një pije, ndërkohë që shihnin një ndeshje regbie.

Por pasi konsumuan alkool, situata u ndez. Rekrutët e rinj ishin nën presion për të hequr rrobat. Më pas ata u detyruan të bëjnë seks. Këtë akt disa nga ushtarët e kanë filmuar dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale, por pak kohë më vonë është fshirë.

Ndërkohë që pritet një reagim nga ushtria për këtë veprim skandaloz që ka ndodhur pak ditë më parë.

Një zëdhënës i ushtrisë tha: “Ne mund të konfirmojmë një incident që ka ndodhur por të dhëna janë referuar Policisë Ushtarake Mbretërore për një hetim fillestar.

Kjo sjellje është e papranueshme dhe tashmë do të merren veprime administrative ndaj të pranishmëve”.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223