INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skandal, grupet ''vulnerabël'' po heqin dorë nga shëndeti[VIDEO]

Publikuar më: 14:11 03-12-2018

Sektori shëndetësor, po bëhet i paarritshëm për shtresat më të pamundura të shoqërisë. Më shumë se gjysma e personave nga komuniteti rom dhe egjiptian dhe nga ata me aftësi të kufizuara kanë braktisur kujdesin shëndetësor. Ata raportojnë se askush nuk i përfill dhe për pasojë ju rrezikohet seriozisht shëndeti. Kjo e dhënë skandaloze ka dalë nga një raport i mbështetur nga Bashkimi Europian. 

"55% e egjiptianëve dhe personave me aftësi të kufizuara kanë hequr dorë nga kujdesi shëndetësor. Të heqësh dorë nga kujdesi për veten është e dhimbshme. 60% nuk kanë pasur sigurim shëndetësor," bëri me dije Holta Koçi.
Përfaqësuesja e BE-së, Alessandra Frontoni tha se situata e këtyrë grupeve nuk është rozë as në vendet Europiane.
“Kam parë një studim të bërë nga BE, vura e se ndihma për grupet vulnerabël ishte e kufizuar,” sqaroi Frontoni.

Article Logic
Execution time: 0.002608060836792