INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal/ Ish-sulmuesi i Vllaznisë akuzohet për trukime ndeshjesh!

Skandal/ Ish-sulmuesi i Vllaznisë akuzohet për trukime ndeshjesh!

Publikuar më: 12:46 21-09-2018

Shumë pak do ta kujtojnë emrin e Alban Jusufit, ish-lojtarit të Vllaznisë i cili tashmë është kthyer sërish në skenë, por në një protagonist negativ. Ai është duke u akuzuar rëndë në Suedi, dhe tashmë është drejt ballafaqimit në sallën e gjyqit. 37-vjeçari akuzohet për trukime të ndeshjeve. Jusufi iu bashkua skuadrës së Vllaznisë në vitin 2007 ku nuk është se kali ndonjë periudhë të mirë.
Ndërkohë në këtë akuzë ai nuk është i vetëm. Së bashku me të akuzohet dhe ish lojtari i Mançester Sitit dhe Fullhemit, Dikson Etuhu. Sipas mediave angleze bëhet me dije se lojtarët akuzohen për trukimin e ndeshjes AIK Stokholm dhe Goteborgut vitin e kaluar. Ka qenë Etuhu ai i cili i ka kërkuar shokut të tij të skuadrës, Keni Stamatopulos që të trukonte ndeshjen, por ai jo vetëm që nuk pranoi, por edhe njoftoj klubin për atë që po kurdisej. Pas shumë kohëve nën hetim do ish-lojtarët do të dalin në gjyq që të mbrohen për akuzat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221