INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal! Kryetari i Gjykatës, i kërkon seks qytetares në këmbim të vendimit [VIDEO]

Skandal! Kryetari i Gjykatës, i kërkon seks qytetares në këmbim të vendimit [VIDEO]

Publikuar më: 19:41 27-10-2016

Si për ironi të fatit, pikërisht në periudhën që po diskutohet për “Vetting-un”, pjesë e Reformës në Drejtësi, Sistemi i Drejtësisë është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Bëhet fjalë për kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, i cili i ka kërkuar favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Ky rast është denoncuar në emisionin investigativ “Stop”. Historia e ngjarjes nisi pas një procesi gjyqësor që një zonjë kishte me Gjykatën e Gjirokastrës. Zonja kishte një njohje të mëparshme nga i ati, për këtë arsye, ajo shkoi ta takojë. Sigurisht, gjykatësi i propozoi një zgjidhje, por të një natyre tjetër nga ajo ligjore. Thjesht i kërkoi një favor seksual në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj.

Boci i tha zonjës se nëse ajo i plotëson këtë kusht, ai do t’ia zgjidhte problemin që e çonte në dyert e kësaj gjykate. Ndërsa, zonja i thotë unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Kurse gjykatësi ia kthen se ka gjithmonë njëherë të parë dhe të dytë.

Pamjet tregojnë edhe takimin mes gjykatësit dhe zonjës në një kafe në qytetin e Gjirokastrës, ku Guximtari pas një dialogu të shkurtër i thotë; po m’u afrove më afër do të puthë.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881