"A është kjo teza e provimit?"
-Po, kjo ishte. Kështu maturantët kanë pohuar se kjo ishte teza e povimit të matematikës e cila është zbuluar para se të përfundonte orari i provimit. Testi ka dalë më herët se ora 12:30.
Nxënësit që pyeti IN Tv u çuditën që në disa shkolla ajo doli, në një kohë që në disa të tjera si ‘’Sami Frashëri’’ ata u izoluan dhe mësuan që pyetjet kishin dalë vetëm kur ata përfunduan provimin.
Ata thonë se kjo që ka ndodhur është e padrejtë dhe se provimet po zhvillohen me dy standarte. "Po kjo është teza. Po çfarë është kjo rregullore, ne as tualet nuk na lanë, e tani mësojmë se paska dal teza"- pohon një maturante. Edhe një gjimnaziste tjetër pasi sheh tezën thotë se është e njëjta me atë që kishin në provim.
Po e mora vesh për tezën, po kjo është, madje është varianti B" pohon një tjetër maturant që sapo ka dal nga provimi. Është viti i dytë radhazi që tezat e pyetjeve të provimit të detyruar të Matematikës dalin para kohe.
Reagim
Ngjarjen e sotme e ka denoncuar dhe deputeti i PD, Luçiano Boçi nëpërmjet një statusi në facebook. Një orë para përfundimit të provimit Boçi ka hedhur pyetjet e tezës në FB dhe ka akuzuar drejtpërdrejt Ministren Nikolla.
Ja dhe testi i matematikës sot! Të presim çfarë do na thotë Ministrja? Unë them më mirë të heshtë e të fillojë të bëjë punë e jo propagandë boshe. E vetmja fjala që tha sot Ministria e Arsimit përmes një deklarate për mediat ishte që me këtë, do të merret organi i prokurorisë.