INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Skandal me simbolet kombëtare’, Rama: Ministria e Jashtme përdorë shqiponjë të bardhë në flamur

‘Skandal me simbolet kombëtare’, Rama: Ministria e Jashtme përdorë shqiponjë të bardhë në flamur

Publikuar më: 16:47 10-02-2019

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka akuzuar sot Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme se është duke kryer një akt skandaloz me simbolet kombëtare. Në faqen e tij të Facebook, deputeti I LSI-së, shkruan se Ministria e Jashtme po përdor shqiponjën e bardhë në flamurin kombëtar.

“Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi! Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!”, shkruan Luan Rama.

foto_simbol.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729