Videoja e Zonjës së Parë që kërcen nudo në Shtëpinë e Bardhë po bën xhiron e rrjetit.
Epo jo pikërisht Zonja e Parë, por një modele nudo që i ngjason Zonjës së Parë, Melania Trump.
Video e publikuar në Twitter nga T.I. me tekstin “Unë nuk jam Kanye”, tregon presidentin e SHBA-së që sheh modelen teksa kërcen nudo mbi tryezë.
Vajza shihet e veshur vetëm me një xhaketë “Zara”, që i ngjan asaj që Melania veshi në qershor në Texas.
Zëdhënësja e Zonjës së Parë reagoi të martën pas publikimit të videos turpëruese dhe kërkoi fshirjen e saj nga rrjeti social.
“Është fyese dhe e neveritshme që ta portretizojmë atë në këtë mënyrë vetëm për shkak të politikës. Këto sulme vulgare e rrisin ndarjen dhe paragjykimet në vendin tonë – ajo duhet të ndalet “.