INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në Australi: Madonna zhvesh minorenen në skenë!

Skandal në Australi: Madonna zhvesh minorenen në skenë!

Publikuar më: 10:22 18-03-2016

Madonna i habit të gjithë duke u sjellë si...Madonna!

Këngëtarja 57 vjeçare duket se kishte përgatitur diçka më të veçantë se zakonisht për të justifikuar vonesën e saj të radhës në një koncert në Brisbane të Australisë. Lajmi i mirë është se këtë radhë ishte vetëm 20 minuta me vonesë, në ndryshim nga hera e fundit ku ora numëronte plot 2 orë e gjysëm vonesë dhe në fund të gjithë kërkuan t’u riktheheshin paratë. Pikërisht për të shmangur të tilla pakënaqësië ylli i shumë hiteve vendosi t’u falte fansave të saj pak kënaqësi ekstra. Diva e muzikës ngjiti një vajzë nga turma në skenë dhe ekspozoi gjoksin e saj përpara një publiku prej mijëra personash. Megjithëse modelja Josephine Georgiou deklaroi se për të nuk ishte “ndonjë gjë e madhe”, problemi qëndron te fakti se vajza është vetëm 17 vjeç. Veprime të tilla konsiderohen të paligjshme në Australi edhe pa futur në mes problemin e të qënit minorene. E dehur, me vonesë, duke thyer ligjin...një tour botëror i stilit Madonna!

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391