E përditshmja gjermane ‘Sportbild’ ka publikuar një foto në dhomat e zhveshjes së Francës ku shihet një produkt ‘Guronsan’ i cili dyshohet se është përdorur si stimul para ndeshjes me Gjermaninë.
Mediat gjermane kanë hapur një debat të madh duke hedhur akuza mbi lojtarët francezë të cilët dyshohen se kanë përdorur doping.
Eksperti i dopingut, Fritz Sörgel gjatë një interviste për ‘Sport Bild’ ka theksuar se “Substanca Guronsan është doping i pastër, pasi stimulon dhe rrit performancën fizike të lojtarëve. Rrit reagimin dhe shpejtësinë e lojtarëve krahasuar me atë normale”
Rasti në fjalë është paraqitur pranë Wada-s, i cili është institucioni i anti doping në futboll.