INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në Eurovizion: EBU heton jurinë ruse!

Skandal në Eurovizion: EBU heton jurinë ruse!

Publikuar më: 14:59 10-05-2016

Sot ngre siparin festivali më prestigjoz i këngës në Europë me gjysëm-finalen që do të transmetohet duke filluar nga ora 21:00, dhe duket se ka qenë gjithçka përveç një fillimi të mbarë.

Në fakt Eurovizioni çelet sot zyrtarisht, por në të vërtetë ka filluar që dje. Në këtë spektakël konkurrimi fatet e artistëve, këngëve dhe performancave varen nga një kombinim votash mes publikut dhe jurive respektive të shteteve. Si në dy gjysëmfinalet e deri në natën e madhe, votat e publikut si dhe të jurisë kanë vlerën respektive të 50%. E ndërsa publiku do të mund të votojë vetëm live, juria i përcakton votat e saj një natë më parë, natë në të cilën sheh gjithë performancën, së bashku me efektet skenike dhe gjithçka tjetër ashtu siç do të jetë në natën e transmetimit live. E gjitha kjo supozohet të mbetet e fshehtë dhe konfidenciale, por nuk ka ndodhur kështu.

Një anëtare e jurisë ruse ka transmetuar live në Periscope (një aplikacion shumë i përdorur ku mund të transmetosh dhe të shohësh live persona të ndryshëm nga gjithë bota) votimin e saj si dhe performancën e Hollandës dhe Armenisë, duke treguar efekte speciale dhe punën me kamerat e cila nuk duhet t’i shfaqet publikut deri në natën live. Shtuar këtyre edhe procesin e gjykimit si dhe komentet nga juria.

EBU (European Broadcasting Union), e cila është producentja e Eurovizionit, pas hetimit të bërë në lidhje me këtë skandal dhe duke u konsultuar me televizionin publik shtetëror Rus, arritën në një përfundim të përbashkët duke e shpallur të pavlefshëm votimit e anëtares së jurisë ruse dhe duke e larguar atë nga juria. Televizioni Rus do të ketë mundësinë të përcaktojë një anëtar të ri të jurisë për finalen e madhe, të shtunën me 14 maj.

Për sa i përket përfaqësimit të Shqipërisë nga Eneda Tarifa, do të na duhet të presim edhe pak, pasi artistja bukuroshe është listuar për të performuar në gjysëm-finalen e dytë, e cila do të transmetohet të enjten më 12 maj. Kjo me shpresën për t’u ngjitur sërish në skenën e madhe europiane për natën e madhe 14 majit, në finalen e Eurovision Song Contest 2016.

Ja lista e plotë e performancave të gjysëm-finales së parë:

  1. Finland: Sing It Away, nga Sandhja
  2. Greece: Utopian Land, nga Argo
  3. Moldova: Falling Stars, nga Lidia Isac
  4. Hungary: Pioneer , nga Freddie
  5. Croatia: Lighthouse, nga Nina Kraljić
  6. Netherlands: Slow Down, nga Douwe Bob
  7. Armenia: LoveWave, nga Iveta Mukuchyan
  8. San Marino: I Didn't Know, nga Serhat
  9. Russia: You Are The Only One, nga Sergey Lazarev
  10. Czech Republic: I Stand, nga Gabriela Gunčíková
  11. Cyprus: Alter Ego, nga Minus One
  12. Austria: Loin d'ici, nga ZOË
  13. Estonia: Play, nga Jüri Pootsmann
  14. Azerbaijan: Miracle, nga Samra
  15. Montenegro: The Real Thing, nga Highway
  16. Iceland: Hear Them Calling, nga Greta Salóme
  17. Bosnia & Herzegovina: Ljubav Je, nga Dalal, Deen, Ana & Jala
  18. Malta: Walk on Water, nga Ira Losco
Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314