Nje sjellje e pafalshme ka ndohur në qytetin e Fierit nga ana e personave me unformë. Një polic bashkiak, i shoqëruar nga dy kolegë të tjerë, ka ofenduar një shitës në rrugë.
Kjo e ka acaruar tregtarin, pasi në prani të kësaj situate ishte gruaja dhe djali i tij, i cili ka shpërthyer në lot teksa shinte babain e tij që përleshej me policin bashkiak.
Kolegët e tjerë dhe gruaja e tregtarit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por polici i cili mban një celular në dorë i kthehet ashpër tregtarit dhe e dhunon, ndërsa në fund në mënyrë arrogante i flak tej mallin e tij, me të cilin shitësi siguron bukën e gojës.
E Gjithë kjo situatë ka ndodhur në prani të një fëmijë, që i duhet në këtë moshë të vogël të shikojë babain e tij të dhunohet nga uniformat e policisë, sikur të ishte një “kriminel”, për më tepër shikoni videon që nuk ka nevojë për koment.