Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nuk nisi sikur ishte planifikuar, por me një gafë nga vendasit për shkak të himnit. Në momentin e këndimit të himnit të Shqipërisë nuk është vendosur himni kombëtar i kuqezinjve, por një tjetër, ai i Andorrës. Menjëherë kanë reaguar lojtarët kuqezi, të cilët refuzuan t’u japin dorën lojtarëve francezë dhe të nisin ndeshjen duke kërkuar që himni të luhej i saktë.
Ndërkohë, gabimi i radhës ka qenë sërish nga fonia e stadiumit. Pasi është sqaruar gjithçka, fonistët kanë thënë: “Dhe, himni i Armenisë është gati të fillojë”, duke ngatërruar në këtë mënyrë kombëtaren kuqezi me atë armene, skuadër kjo e cila as nuk bën pjesë fare në grupin e Shqipërisë.
It’s OK now. pic.twitter.com/ChN0kWlqaa
— 6 TIMES (@kloppoynwa) September 7, 2019