INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në futbollin anglez, arrestime për evazion fiskal

Skandal në futbollin anglez, arrestime për evazion fiskal

Publikuar më: 14:55 26-04-2017

Anglia dhe Franca në qëndër të një stuhije që mund të shkaktojë kaos në futbollin e dy vendeve. Në total 180 policë mësynë në selitë e klubeve të West Ham dhe Newcastle pasi këto dy klube por edhe disa të tjera dyshohen për mashtrime fiskale me vlerë të madhe. Operacioni i policisë nisi mëngjesin e së mërkurës pas disa javëve hetime.

Policia sekuestroi dhjetra kompjutera, celularë dhe regjistra për të mbështetur provat e tyre pasi disa individë dyshohen për evazion fiskal. Shumë prej emrave të lakuar janë njerëz të njohur për sportin britanik dhe sipas burimeve mediatike, njëri prej tyre është edhe drejtori i Klubit të Newcastle, Lee Charnley. BBC ka arritur të zbulojë se bëhet fjalë për fshehje të të ardhurave që i ka shkaktuar buxhetit të Britanisë një dëm prej 5 milionë Pound por kjo shumë mund të rritet gjatë ditëve në vazhdim me thellimin e hetimeve.

Klubi i West Ham ka reaguar menjëherë duke theksuar se policia dhe hetuesit do të gjejnë mbështetjen e plotë të drejtuesve për të çuar përpara hetimet. “Kemi nisur kontrolet në Lindje dhe juglindje të Anglisë dhe kemi arrestuar disa persona, gjithashtu janë sekuestruar shumë dosje dhe kompjutera e celularë. Autoritetet franceze po mbështesin hetimin tonë duke arrestuar gjithashtu disa persona edhe në Francë.

Ky hetim është tregues i qartë i vendosmërisë tonë sepse pavarësisht emrit që mban apo institucionit që përfaqëson, nëse nuk paguan taksat duhet të përballesh me pasojat”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të policisë dhe prokurorisë. Newcastle siguroi matematikisht të Hënën rikthimin në Premier League pas një sezoni në Championship, ndërsa West Ham ka arritur të sigurojë mbijetesën mes më të mirëve të Anglisë gjatë këtij sezoni ku ka treguar luhatje të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561