INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në Gjykatën e Lartë: Gjyqtarja “50 mijë Euroshe” u largua me traget në Itali

Skandal në Gjykatën e Lartë: Gjyqtarja “50 mijë Euroshe” u largua me traget në Itali

Publikuar më: 11:07 17-07-2016

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se pas një hetimi për korrupsion,ka llëshuar akuzën për 'Korrupsion pasiv të gjyqtarëve' për Majlinda Andrean, dhe për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, i cili besohet të ketë qenë sekseri në këtë çështje korrupsioni. Gjyqtarja u pezullua nga detyra, kurse ndaj bashkëshortit të saj u lëshua urdhër-arresti, por që nuk mundi të ekzekutohej për shkak se çifti Andrea së bashku me dy fëmijët e tyre u larguan nga vendi disa orë para arrestimit. Ata akuzohen për korrupsion në vlerën e 50 mijë Eurove, të cilët morën shumën e parave për të vendosur në favor të personave që paguan, një vendim gjykate për pronat në jug. Policia e Shtetit ka arrestuar edhe tre të tjerë të dyshuar për korrupsion pasiv: Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, të cilët dyshohet se i kanë paguar gjyqtares 50 mijë euro për t'i favorizuar në një çështje gjyqësore për një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë në Butrint, nëpërmjet bashkëshortit të saj Odhise Andrea. Ndërkohë, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar se kush e dekonspiroi informacionin dhe njoftoi gjyqtaren Majlinda Andrea që të largohej nga Shqipëria. Bashkëshorti i saj Odhise Andrea është këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare pranë Kuvendit. 

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721