INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Skandal në Itali, prifti në klub striptizmi: Mëkatoj por ama unë rrëfehem [VIDEO]

Publikuar më: 11:23 17-02-2017

Një prift italian ishte denoncuar nga disa persona se ai shkonte natën në një klub me striptiste dhe kalonte disa orë pranë tyre. Por ka qenë gazetari Silvio Schembri i cili ka marrë përsipër ta investigojë këtë rast, duke e ndjekur dhe duke komunikuar me priftin, ndërkohë që në trup kishte të fshehur një kamera.

Në videon e transmetuar në emisionin “La Gabbia’ në kanalin “La 7”, shihen pamjet teksa prifti me veladon ka hyrë në klub rreth orës dy të mëngjesit. Ndërkohë gazetari ka mundur t’i afrohet dhe të bisedojë me të.

Kur gazetari e pyet se çfarë ndodh nëse dikush e njeh, ai i përgjigjet se ju bën shantazh pasi në atë klub të gjithë ata që vijnë janë burra të martuar.

“Askush nuk guxon të ngatërrohet me mua pasi të gjithë ata që vijnë këtu janë të martuar. E nëse dikush vjen e më thotë diçka, unë ju them si i njoh dhe se do t’ju tregoj grave të tyre’, është shprehur prifti.

“Vij këtu sepse ka gra shumë të bukura dhe është vendi ku shpenzohen më pak para. Bëj mëkat por pastaj rrëfehem”, ka shtuar ai.

Article Logic
Execution time: 0.0028591156005859