INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në Ministrin e Drejtësisë, zhduken 300 byzylykë me vlerë 2 mln  €

Skandal në Ministrin e Drejtësisë, zhduken 300 byzylykë me vlerë 2 mln €

Publikuar më: 18:09 06-08-2017
Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka publikuar disa fakte tronditëse. Sipas tij mungojnë 300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike të cilat kapin vlerën e rreth 2 milionë euro. Ministri deklaron se ky institucion i ka paguar paratë për këto pajisje të cilat mungojnë. Përmes një shkrese që mban datën 1 gusht, ministri u drejtohet kompanive që kanë fituar tenderin t’i kthejnë byzylykët, të cilët duket se kanë shëtitur mes disa zyrave, të paktën shkresërisht, pasi ekzistenca e tyre fizike ngelet e paprovuar. Nga shkresa e ministrit kuptohet se Ministria e Drejtësisë ka marrë në muajin mars të këtij viti në shërbim këto byzylykë me kartë SIM dhe ja kaluar Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, institucion i cili duhet t’i përdorte. Pikërisht në këtë pikë, fillon mjegulla e kësaj ngjarjeje të paprecedentë dhe me kosto të lartë për shtetin. Ndërkohë, në datën 11 prill të këtij viti, Shërbimi i Provës nëpërmjet një akti dorëzimi me numër protokolli 834, i ka dërguar 300 byzylykët elektronikë sërish bashkimit të operatorëve. Nga ana tjetër, këto të fundit, kërkesës së ministrit Bardhi për t’i kthyer mbrapsht byzylykët i janë përgjigjur se kontrata për shitjen e tyre është zbatuar njëherë dhe se Ministria e Drejtësisë i ka marrë në dorëzim. Gjithashtu se kërkesa e Bardhit është abuzive për të vënë nën presion bashkimin e operatorëve për qëllime korruptive. Por pavarësisht kësaj korrespondence, ministri Bardhi konstaton se institucionit që drejton i mungojnë 300 byzylykë, me një vlerë prej 2 milionë eurosh dhe se dokumentacioni tregon se këto pajisje po administrohen në mënyrë të paligjshme nga bashkimi i operatorëve dhe jo nga Ministria e Drejtësisë që i ka blerë. Për këtë arsye, Bardhi ka paralajmëruar se në rast të mos kthimit të 300 byzylykëve, çështja do t’i referohet Prokurorisë.
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713