Kontrolli i Lartë i shtetit urdhëron zhdëmtimin e arkës së shtetit nga 44 diplomatë të ministrisë së Jashtme të cilët kanë përfituar të ardhura nga lista e pritjes. 44 diplomatëve u kërkohet të kthejnë 15,833,657 lekë në arkën e shtetit, raporton newsbomb.al.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një urdhëri të firmosur prej tij kaloi në vitin 2014 në listë pritje edhe zyrtarë me statusin e diplomatit që shërbenin në këtë dikaster ose në misione për 17-20 vjet.Por ndërsa rrinin në listën e pritjes për t’u emëruar më pas në pozicionet e tyre, 44 diplomatët kanë vazhduar të paguhen.