INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal në ndeshjen Greqi-Mal i Zi, shpaloset flamuri i Verio-Epirit

Skandal në ndeshjen Greqi-Mal i Zi, shpaloset flamuri i Verio-Epirit

Publikuar më: 14:13 28-03-2016

Një tjetër skandal propagandistik ka ndodhur në ndeshjen e futbollit mes Greqisë dhe Malit të Zi.

Në momentin luajtjes së himnit grek, në stadiumin “Karaiskaqi”, pjesëtarë të organizatës nacionaliste “Epiri i Veriut 1914” që ishin të pranishëm, kanë hapur një flamur gjigand të Epirit të Veriut.

Një flamur propagandistik i ndaluar rreptësisht në ambiente të tilla sportive, njësoj si tymueset apo mjetet e forta të cilat ndalohen që në kontrollet e policisë përpara futjes në stadium. Por nëse sendet e forta, tymueset apo shashkat janë të përmasave të tilla që edhe mund të evitojnë kontrollet, një flamur gjigand i këtyre përmasave, që edhe regjia e kanalit grek OTE që trasmetonte ndeshjen e ka futur në trasmetim, ndoshta gabimisht, vështirë të fshihet dhe t’i kalojë kontrolleve të policisë.

Një incident i tillë në ndeshje zyrtare do të kishte pasoja të rënda për vendin organizator, por në rastin e kësaj ndeshjeje që ishte miqësore, delegati i UEFA-s mungon dhe si rrjedhojë nuk raportohet si incident.

Article Logic
Execution time: 0.0040440559387207