Urgjenca në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është përmbytur nga uji ditën e sotme. Ndoshta për shkak të reshjeve, ndoshta për shkak të ndonjë çarje tubacioni.
Këtë nuk e dimë, ama ajo që duket qartë në pamjet e mëposhtme është fakti që i gjithë korridori dhe pjesa e dyshemesë është përmbytur nga uji dhe sanitarja e gjorë po mundohet të kthejë situatën në normalitet.
Personi që ka bërë denoncimin pranë joq.al, bën me dije se kishte shkuar të bënte një eko normale dhe është përballur me këtë situatë.
Ai shkruan për joq: “Ne po prisnim për të bërë eko dhe nga salla ku bëheshin operimet kishin plasur ujërat".
Nga videoja shihet qartë mënyra sesi po transportohen pacientët. Ndërsa mjekët vijnë sa andej këndej me këmbët që u lagen në ujë.