INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandal  në “Rio 2016”, arrestohet presidenti i Komitetit Olimpik Europian. Ja përse

Skandal në “Rio 2016”, arrestohet presidenti i Komitetit Olimpik Europian. Ja përse

Publikuar më: 17:14 17-08-2016

Policia braziliane ka arrestuar të mërkurën presidentin e Komitetit Olimpik Evropian (EOC) Patrick Hickey, nën akuzën e shitjes ilegale të biletave për Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Patric Hickey, 71 vjecc, gjithashtu president i Komitetit Olimpik Irlandez qe nga 1989, është arrestuar në hotelin Barra da Tijuca në Rio. Por 71 vjeçari nuk është personi i vetëm që ka rënë në prangat e policisë braziliane. Tre persona të tjerë ku përfshihet britaniku Marcus Evans, president i klubit te futbollit Ipsëich (D2 anglez), holandezi Maarten Van Os dhe anglezi Martin Studd, janë arrestuar gjithashtu.

Të gjithë këta akuzohen se kanë shitur bileta për në Lojërat Olimpike me një çmim tepër të lartë.

Policia ka bërë të ditur se 781 bileta “janë shitur me çmim tepër të lartë”. Biletat kanë qenë shumica për ceremoninë e hapjes, duke i shitur 8.000 dollarë (7.200 euro), kur çmimi zyrtar ka qenë 1.300 dollarë (1.200 euro).

Pjesa më e madhe e biletave kanë “qenë për finalen e futbollit, ceremonitë e hapjes e të mbylljes së Lojërave Olimpike. Me anë të kësaj skeme janë përfituar 10 milionë reais (2,8 milionë euro)”, sipas një zyrtari të policisë vendase.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834