“Dramat” nuk e kanë lënë kurrë të qetë konkurrenten bukuroshe të “Për’puthen”, Ledjana Prenga. Përveç vëmendjes që 23 vjeçarja ka vjedhur në program për shkak të raportit me Mevlan Shabën, ajo është akuzuar shpesh herë për përdorim të Photoshop dhe ndërhyrje estetike.Këtë herë ndjekësit e kanë kritikuar për një tjetër aspekt Ledjanën.
Ajo ka bërë një tatuazh të ri në parakrah dhe ka ndarë një foto me ta në Instagram. Komentet që mbizotëronin në postim janë “nuk më pëlqen i tepruar”, “skandal”, “me tatuazhin e ke prishur”, “të ka hyrë vetja në qejf nuk pati faj Mevlani”, “shumë keq të gjithë pamjen ta ka humbur”, “tattoo bëhen me karar e lezet jo kështu si meshkujt” etj.
Pavarësisht komenteve negative, vetë Ledjana duket se e ka pëlqyer shumë tatuazhin e saj të ri, ashtu siç edhe është shprehur në postim.