Dikur profesioni i mësuesit ka qenë një profesion i respektuar dhe nxënësit dridheshin kur i kujtonin, ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar shumë. Brezat sa po vijnë e më shumë po shthuren. Një nxënësi i klasës së nëntë tregon se çfarë ndodh në klasën e tij gjatë një dite normale mësimi.
Ai sjell në redaksinë e JOQ.al, fotot e një shoku, i cili është ulur në bankën e fundit, mban në dorë një cigare, për të cilën raportuesi bën me dije se është hashash dhe pranë i është afruar mësuesi.
Djali në foto ka lëshuar një shtëllungë tymi drejt fytyrës së mësuesit. Gjithçka ndodh në një shkollë 9-vjeçare në jug të qytetit të Durrësit. Djali është maturant dhe mësuesi nuk di si të sillet me të e çfarë të bëjë. Nëse e dhunon, denoncohet në polici, nëse e nxjerr jashtë, nxënësi nuk i bindet. Çdo profesion ka vështirësitë e veta, por nga kjo që shikojmë, kuptojmë se qenka sfilitëse të edukosh brezin në ditët e sotme.